Dyshohen për keqpërdorim të kartelave bankare – Policia jep detaje për arrestimin e dy turqve dhe një maqedonasi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dyshohen për keqpërdorim të kartelave bankare – Policia jep detaje për arrestimin e dy turqve dhe një maqedonasi

    Insajderi
    21 February 2025 - 09:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka zhvilluar kontrolle në tri lokacione të ndryshme dhe ka arrestuar tre të dyshuar dy shtetas turk dhe një maqedonas.

    “Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, pas veprimeve hetimore dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit ka zhvilluar kontrolle në 3 lokacione të ndryshme dhe janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj, dy shtetas turq dhe një i Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin 24 orësh të policisë.

    Ata dyshohet se kanë përfituar duke keqpërdorur kartela bankare të shtetasve të huaj dhe POS terminale të bankave vendore.

    Të njëjtit dyshohen për veprën penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave bankare apo të kreditit”.

    “Të dyshuarit me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, dyshohet se kanë keqpërdorur kartela bankare të shtetasve të huaj dhe POS terminale të bankave vendore, me çka është shkaktuar dëm i konsiderueshëm”.

    Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: POS terminale, kartela bankare, kartelë bankare e modifikuar, para të gatshme, SIM kartela, vula me mbishkrime të bizneseve, kompjuter, telefona mobil, si dhe dokumente relevante (fatura, kuponë fiskal, etj.) që ndërlidhen me veprën penale.

    Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

    /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark