Dyshohet për nëntë të vdekur nga të shtënat në një shkollë në Austri, në mesin e viktimave mësues e nxënës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Dyshohet për nëntë të vdekur nga të shtënat në një shkollë në Austri, në mesin e viktimave mësues e nxënës

    Insajderi
    10 June 2025 - 12:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një shkollë në qytetin e Grazit në Austri janë raportuar të shtëna me armë zjarri, ku për pasojë kanë mbetur disa viktima.

    Ministria e Mbrojtjes e Austrisë njoftoi se “disa persona janë vrarë” në të shtënat që ndodhën në shkollën e mesme në Dreierschutzengasse, sipas transmetuesit publik ORF.

    BBC raporton se në mesin e viktimave ka “nxënës e mësues” dhe se i dyshuari besohet ta ketë vrarë veten në një tualet të shkollës.

    Sipas tabloidit “Kronen Zeitung”, tetë persona janë vrarë në këtë sulm, ndonëse detajet nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

    Të tjera media në Austri po raportojnë se janë nëntë të vrarë.

    Policia ka mbajtur një konferencë për media duke konfirmuar se në këtë rast ka të vdekur dhe të plagosur, mirëpo nuk ka treguar për numrin e tyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark