Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim me qytetarët për identifikimin e një personi i cili dyshohet për vjedhje të rëndë.
Në Suharekë, në Lokalin ” Halil Agentur” nga disa persona të panjohur ka ndodhur një vjedhje e rëndë, ku gjërat e vjedhura arrijnë vlerën rreth 6000 euro.
Sektori i Hetimeve të Stacionit të Policisë në Suharekë është duke zhvilluar hetime lidhur me këtë çështje.
Nga video regjistrimet nga kamerat e sigurisë është siguruar fotografi e të dyshuarit, mirëpo deri tani nuk është rezultuar në identifikimin e tij.
Postimi i plotë: