×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dyshohet se dy asamblistët e VV-së u rrahën mes vete në Podujevë, Insajderi sjell detajet

    Insajderi
    31 October 2022 - 12:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një rrahje mes dy asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje po dyshohet të këtë ndodhur në Kuvendin komunal të Podujevës, shkak po del të jetë emërimi i shefit të grupit parlamentar, shkruan Insajderi.

    Siç mëson Gazeta Insajderi, në rrahje janë përfshirë Artrit Mulliqi dhe Ragip Fetahu.

    Sipas po të njëjtave burime, Artrit Mulliqi ka pranuar edhe tretman mjekësor për shkak lëndimeve të shkaktuara.

    “Mosmarrëveshja ka ndodhur për shkak të emërimit të shefit të grupit parlamentar të LVV në Kuvend. U emëru Haki Rudari”, i tha ky burim Insajderit.  

    Rasti ka nisur brenda mbledhjes së Kuvendit derisa ishte duke raportuar komandantit i Stacionit policor të Podujevës.

    Të dy, Mulliqi dhe Fetahu janë përcjellur në stacionin policor.

    Gazeta Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin…

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark