Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Gjakovë një femër ka raportuar se dy persona të dyshuar e kanë dërguar në një shtëpi dhe e kanë dhunuar. Këtë rast policia e ka evidentuar në raportin 24-orësh të policisë.
Me urdhër të prokurorit viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor dhe ende nuk raportohet për të arrestuar.
Njësitet përkatëse policore janë duke hetuar rastin dhe në kërkim të personave të dyshuar.