Dy të rinj nga Podujeva dyshohet se janë arrestuar nga autoritete serbe.
Ata dyshohet se u arrestuan në territorin serb dhe dyshohen se ishin duke prerë dru.
Ndaj dy të rinjve llapjanë, autoritetet serbe e kanë caktuar masën e ndalimit prej 30 ditësh.
Lajmin për Gazetën Insajderi ke ka konfirmuar vëllai i njërit nga të arrestuarit.
Valdet Hoti tha për Gazetën se vëllai i tij dhe djali i tezës janë arrestuar nga ushtria serbe.
Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin…