×
  • Lajme
  • Lajme

    Dyshohet se e dhunoi seksualisht të miturën në Kaçanik – Gjykata i vendos masën e arrestit shtëpiak arsimtarit

    Insajderi
    03 September 2024 - 16:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ani pse po dyshohet se e dhunoi seksualisht të miturën 16 vjeçare, Gjykata Themelore në Ferizaj ka vendosur që t’i caktojë masën e arrestit shtëpiak arsimtarit nga Kaçaniku, shkruan Insajderi.

    R.Xh dyshohet se brenda hapësirave të shkollës e sulmoi seksualisht nxënësen e tij, por gjithsesi gjykata vendosi ta refuzojë kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij për veprën penale “sulmi seksual”.

    Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake e Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se më datë 28 gusht 2024, në një fshat të Komunës Kaçanik, përkatësisht në një objekt të shkollës fillore, për qëllime seksuale e ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën e mitur, e cila ishte nën 16 vjeç, në atë mënyrë që i pandehuri si arsimtar i muzikës, ka kryer sulm seksual ndaj të dëmtuarës, në atë mënyrë që derisa e dëmtuara shkon në shkollë ku ishte nxënëse dhe hyn në një klasë ku zhvilloheshin orët e muzikës, për t’u përgatitur për një emision që kishte, posa vjen i pandehuri e dëmtuara ia zgjatë dorën për ta përshëndetur, por i pandehuri ia shtrëngon dorën e ofron nga vetja duke e mbërthyer me dy duar nga vetja, ashtu që me veprimet e tij të mëtejme i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale sulmi seksual”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

    Gjykata thotë se gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka refuzuar, për të cilën të pandehurit i cakton masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaj konform dispozitave të KPPRK-së.

    Gjyqtari i procedurës paraprake me rastin e vendosjes lidhur me masën e arrestit shtëpiak vlerëson se të pandehurit R.Xh., i është caktuar masa e arrestit shtëpiak me bindjen se e njëjta do të jetë masë e mjaftueshme për të arritur qëllimin ligjor të shqiptimit të masave të parapara për sigurimin e pranisë së të pandehurit. Kjo për faktin se sipas dispozitave të KPPRK-së, me rastin e vendosjes se cilën nga masat do ta zbatojë për sigurinë e të pandehurit, gjykata detyrohet t`i merr parasysh kushtet e përcaktuara për masat konkrete të sigurojë që të mos zbatojë masë më të rëndë kur mjafton masa më e butë”.

    Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtyn ekzekutimin e tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark