Policia, ka njoftuar se është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”. Ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ai dyshohet se e ka plagosur me armë zjarri një person në rrugën “Maliq Pashë Gjinolli” në Prishtinë.
“Më datën 27.08.2024, është raportuar për gjuajtje me armë në rrugën “Maliq Pashë Gjinolli” në Prishtinë, ku nga arma e zjarrit është plagosur një person. Menjëherë pas raportimit policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin”, njoftoj policia.
I dyshuari është Sh. A, i moshës 29 vjeçare.
Njoftimi i plotë:
Dërgohet në mbajtje një person i dyshuar për vrasje në tentativë
Më datën 27.08.2024, është raportuar për gjuajtje me armë në rrugën “Maliq Pashë Gjinolli” në Prishtinë, ku nga arma e zjarrit është plagosur një person.
Menjëherë pas raportimit policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin.
Puna e zyrtarëve nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme, ka rezultuar me identifikimin e personit të dyshuar, prezencën e të cilit e kanë siguruar sot.
Nga hetuesit policor gjithashtu është bërë sekuestrimi i një arme zjarri e cila dyshohet të jetë përdor në rast.
Personi i dyshuar Sh.A, mashkull, 29 vjeç, është intervistuar nga ana e policisë dhe me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.
Ndaj tij po kryhen procedurat për veprat vrasje në tentativë dhe armëmbajtjes pa leje.