×
  • Lajme
  • Lajme

    Dyshohet se fshehu armën e Salih Sekiraqës, ky është personi që u arrestua sot

    Insajderi
    12 September 2024 - 12:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka arrestuar sot edhe një person në rastin e konfliktit të armatosur mes Sekiraqëve dhe Capave në Prishtinë. I njëjti po dyshohet se fshehu armën e Salih Sekiraqës.

    Gazeta Insajderi nga burime të saj ka mësuar se bëhet fjalë për 33 vjeçarin Vesel Bunjaku.

    Sipas prokurorisë, ekziston dyshimi i arsyeshëm se me datë 01.09.2024, pas përfundimit të gjuajtjeve mes dy grupeve, me qëllim të fshehjes dhe manipulimet me prova, i pandehuri Vesel Bunjaku merr dy armë të cilat dyshohet se njëra është e të pandehurit Salihh Sekiraqës revole me ngjyrë të zezë.

    Përveç kësaj ai fsheh edhe një tjetër armë e cila dyshohet të jetë e të pandehurit Fatos Abazi me ngjyrë të bardhë, me ç’rast shkon në terasën e lokalit në drejtim të banakut ku nga kamerat e lokalit vërehet se në dorë mban armë, pastaj del nga pjesa e prapme e lokalit i fsheh armët dhe kthehet në lokal sipas kohës së kamerave 21:42:36 ku në duar nuk ka më asgjë.

    Prokuroria e ngarkon Bunjakun në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Manipulim me prova”.

    Sot, Prokuroria Themelore ka kërkuar nga gjykata vendosjen e masës së paraburgimit.

    Në përplasjen mes dy grupeve në kryeqytet, mbetën të plagosur pesë persona dhe një nga ta mbeti i vrarë. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark