Dyshohet se hodhi eksplozivin biznesmenit në Durrës, ky është 31-vjeçari nga Burreli - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dyshohet se hodhi eksplozivin biznesmenit në Durrës, ky është 31-vjeçari nga Burreli

    Insajderi
    19 June 2022 - 13:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 31-vjeçar nga Burreli dyshohet si autor i vendosjes së eksplozivit biznesit të 58-vjeçarit Shaban Aganë zonën e Kënetës në Durrës.

    Sipas policisë, në fasadën e dyqanit të shtetasit Shaban Aga, 58 vjeç, dyshohet se shtetasi Dardan Kadiu, 31 vjec, banues në Burrel, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë hedhur një sasi të vogël lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

    Dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm mes shtetasit Shaban Aga dhe Dardan Kadiu.

    Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për dokumentimin ligjor të autorësisë së kësaj ngjarjeje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark