Dyshohet se eshtrat e një njeriu janë gjetur brenda një veturë të djegur në Podujevë, shkruan Insjaderi.
Një veturë është djegur të martën në fshatin Gllamnik të Podujevës, e në të dyshohet se ka qenë edhe një person.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka konfirmuar se brenda ka eshtra të një njeriu.
“Po. Dyshohet se në veturë ka eshtra njeriu. Vetura është me targa të shtetit serb. Hetimet po vazhdojnë”, ka thënë ai.