Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mushtisht pasi dyshohet se ka mashtruar dy persona të tjerë.
I njëjti dyshohet se ka përvetësuar mbi 100,000 €.
“Me datë 01.10.2024 është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti gjatë periudhës së cekur kohore duke paraqitur dëshmi/fakte të rreme ka mashtruar dy viktimat meshkuj kosovarë nga të cilët kishte përvetësuar mbi 100,000 €. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njoftoj policia.