Dyshohet se ka kryer vetëvrasje, Kastriot Myftaraj ishte diagnostikuar me kancer një javë më parë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dyshohet se ka kryer vetëvrasje, Kastriot Myftaraj ishte diagnostikuar me kancer një javë më parë

    Insajderi
    07 July 2022 - 17:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kastriot Myftaraj u lind në vitin 1962 në qytetin e Korçës dhe prej shumë vitesh ishte gazetar, analist dhe publicist.

    Ai drejtonte emisionin “Ju flet Moska” dhe tema e fundit që trajtoi para disa javësh titullohej “Plan për atentat ndaj një pronari mediatik“.

    Më 3 nëntor të vitit 2021, Myftaraj paditi në SPAK, Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukun të cilën e akuzonte se kishte falsifikuar formularin e vetëdeklarimit.

    Myftaraj i dha fund jetës pasditen e së enjtes, pasi dyshohet se u hodh nga kati i katërt i banesës ku banonte në lagjen “Ali Demi” në Tiranë.

    Ai ishte diagnostikuar me kancer një javë më parë dhe ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike.

    /Euronews Albania/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark