Dyshohet se kryen disa vjedhje në Prishtinë, arrestohen dy persona - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dyshohet se kryen disa vjedhje në Prishtinë, arrestohen dy persona

    Insajderi
    06 March 2025 - 19:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka arrestuar dy të dyshuar për disa raste të vjedhjeve.

    Bëhet fjalë për arrestimin e të dyshuarve; D.G. 25 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, si dhe, L. Rr. 19 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, për të cilët dyshohet me bazë të jenë përfshirë në disa raste të vjedhjeve të ndodhura në zona të ndryshme të kryeqytetit.

    “Operacioni është përcjellë edhe me gjetjen e dy motoçikletave si dhe dy trotineteve elektrik, të cilët dyshohet të jenë të vjedhur”, thuhet në njoftim.

    “Ndërkohë që janë kryer veprimet policore të fazës fillestare, në konsultim me prokurorin e shtetit  të dyshuarit janë proceduar më tej”, përfundon njoftimi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark