Dyshohet se manipuloi orët shtesë të punës, IPK rekomandon suspendimin e një togeri të Policisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dyshohet se manipuloi orët shtesë të punës, IPK rekomandon suspendimin e një togeri të Policisë

    Insajderi
    26 April 2024 - 17:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka rekomanduar suspendimin e një togeri policor, pasi dyshohet se i njëjti ka manipuluar orët shtesë të punës.

    Kjo vepër sipas IPK-së shkon në drejtim të veprës penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

     Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve bazuar në autorizimet ligjore i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një togeri policor.

    Informacionet e para lidhur me këtë rast IPK i ka pranuar nga Policia e Kosovës përderisa është duke kryer një hetim preliminar me dyshimin për manipulim të orëve shtesë të punës në drejtim të veprës penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, thuhet në njoftim.

    IKP ka bërë me dije se do të jenë në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin dhe pritet marrja e veprimeve të tjera hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit.

    “Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij rasti”, përfundon njoftimi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark