Dyshohet se merrte informacione dhe raportonte tek BIA, gjykata në Prishtinë merr vendim për të dyshuarën për spiunazh - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dyshohet se merrte informacione dhe raportonte tek BIA, gjykata në Prishtinë merr vendim për të dyshuarën për spiunazh

    Insajderi
    02 March 2025 - 17:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore e Prishtinës ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji të dyshuarës për spiunazh, Jelena Gjukanoviq.

    Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi. Vendimi është marrë pas seancës dëgjimore të së dielës.

    LEXO EDHE:

    Prokuroria Speciale njoftoi për arrestimin e Gjukanoviqit në regjionin e Mitrovicës, të dyshuarën për spiunazh.

    Në bazë të raportimeve në media, Gjukanoviq ishte punonjëse e misionit të OSBE-së në Kosovë. Ajo dyshohet se mblidhte informacione dhe i ofronte ato tek Shërbimi i Inteligjencës së Serbisë, të njohur si BIA. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark