Dyshohet se një 14-vjeçare u drogua dhe dhunua nga disa persona në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dyshohet se një 14-vjeçare u drogua dhe dhunua nga disa persona në Prishtinë

    Insajderi
    03 November 2024 - 21:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmë pas mesnate në kryeqytet.

    Dyshohet se një vajzë 14-vjeçare është dhunuar nga disa persona.

    Fillimisht siç raporton Sinjali, ata e kishin detyruar viktimën të konsumonte substanca narkotike.

    Ngjarja ka ndodhur në një objekt në ndërtim e sipër në rrugën “Tirana” në Prishtinë.

    Lidhur me rastin është lajmëruar edhe policia.

    Tutje siç raportohet, e mitura është gjetur diku në një rrugë të kryeqytetit në orët e mëngjesit dhe më pas është njoftuar Policia.

    Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, hetimi tashmë është iniciuar dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave të rastit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark