Televizioni Itele raporton se një çift shqiptar ia kishte dhënë armën vrasësit në Nicë të Francës.
Sipas të njëjtit televizion, policia franceze ka prangosur çiftin shqiptar në mëngjesin e ditës së sotme.
Vrasësi në Nicë kishte hyrë në një turmë me njerëz derisa kishte shkrepur edhe me armë në drejtim të tyre duke lënë 84 persona të vrarë, shkruan Express.
Çifti shqiptar ende është i dyshuar se i kishte dhënë armën terroristit derisa hetimet tregojnë se ata nuk ishin të përfshirë drejtpërdrejt në shitblerjen e armës.