Dyshohet se një fëmijë rreth 4-vjeç ka rënë në kanalin e Ibër-Lepencit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dyshohet se një fëmijë rreth 4-vjeç ka rënë në kanalin e Ibër-Lepencit

    Insajderi
    22 May 2023 - 22:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë po dyshohet se një fëmijë i moshës rreth 4-vjeçare ka rënë në kanalin e Ibër-Lepencit.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

    “Rreth orës 18:30, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë, dyshohet se një fëmijë i moshës rreth 4-vjeçar, ka rënë në kanalin e Ibër-lepencit. Policia me njësitet e saj ka dalë në vendin e ngjarjes, si dhe janë njoftuar ekipet e emergjencave civile, zjarrfikësit, ekipet e zhytësve për kërkim-shpëtim”, ka thënë Zahiti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark