Dyshohet se një person ka humbur nga orteku në Brezovicë, Insajderi sjell detajet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dyshohet se një person ka humbur nga orteku në Brezovicë, Insajderi sjell detajet

    Insajderi
    10 February 2022 - 14:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Katër persona kanë mbetur të lënduar pas rënies së një orteku mesditën e sotme në Brezovicë. Anëtari i ekipit të shpëtimit ka konfirmuar për Insajderin se ata janë shpëtuar nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës të cilët janë aktualisht atje.

    Por, ai thotë se ka dyshime se ndodhet edhe një person tjetër brenda ortekut por sipas tij deri me tani nuk kanë gjetur asnjë shenjë.

     “ Për momentin është stopu vendi. Ata që kanë qellu në ortek nuk janë lëndu kanë shpëtaur. Po është në dyshim që mos po ekziston edhe një person. Për momentin nuk po njofton askush që i mungon ndonjë shok apo i afërt, mbetet me u pa nëse është dikush apo jo. Kena kërku rreth 1 ore apo dy por nuk ka pas ndonjë shenj që është dikush aty’ tha Ben Hameli  nga ekipi i shpëtimit.

    Ndryshe, ditë më parë ekipet e kërkim-shpëtimit kishin paralajmëruar se mund të ketë lëshim të ortekëve për shkak të reshjeve të borës.

    “Pas reshjeve të fundit të borës të përcjellura me erëra të forta, disa pjesë në zonat malore të rajonit tonë  kanë rrezik potencial për lëshimin e orteqeve. Sidomos faqet e drejtimeve gjeografike: perëndim, veri perëndim dhe disa drejtime të tjera që kanë qenë nën ndikimin e faktorëve të lartpërmendur”, thuhej në komunikatë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark