Dyshohet se plagosi 37 vjeçarin nga Maqedonia, kush është "Tigri" nga Prishtina? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Dyshohet se plagosi 37 vjeçarin nga Maqedonia, kush është “Tigri” nga Prishtina?

    Insajderi
    26 January 2023 - 18:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Natën e 8 janarit një person me nënshtetësi maqedonase mbeti i plagosur në Prishtinë. I dyshuari për plagosjen e 37 vjeçarit Burim Ajeti nga Maqedonia e Veriut, Egzon Abazi është ende në kërkim nga Policia.

    Ngjarja kishte ndodhur në lokalin “Exit Large Bar” në lagjen “Emshir”.

    Derisa, Policia e Kosovës arrestoi sot njërin nga të dyshuarit për plagosjen e 37 vjeçarit me nënshtetësi maqedonase në Prishtinë. Insajderi ka mësuar se Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin Burim Qadrakun. Ndërkohë Egzon Abazi i dyshuari tjetër, ende është në kërkim nga policia.

    Kush është “Tigri” nga Prishtina?

    Egzon Abazi, i cili njihet me nofkën Egzon Tigri dhe është një prej protagonistëve të narkotrafikut në Kosovë. Ai ishte arrestuar në qershor të vitit 2021 nga Policia e Kosovës. Ishte kapur me 2.5 kilogram kokainë.

    Në qershorin e vitit 2021, Policia e Kosovës e kishte arrestuar Egzon Abazin, ose siç njihet ndryshe Egzon Tigrin, për rastin kishte folur vetë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

    Por, Abazi ose Tigri ndonëse ishte arrestuar për kontrabandë me narkotikët, ai ishte liruar më pas.

    Edhe pas më shumë se një viti nga arrestimi i tij, ende nuk dihen saktësisht arsyet e lirimit të Egzon Abazit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark