Një burrë në Fushë Kosovë ka pësuar lëndime trupore pasi dyshohet se ka rënë nga një objekt.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo tha se ka ndodhur rreth orës 13:40 dhe se personi i lënduar është dërguar në QKUK.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilët kanë filluar hetimet, në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës.
“Sot rreth orës 13:40, kemi pranuar informatën se në rrugën “Gjergj Fishta” në Fushë Kosovë, një person (mashkull), ka pësuar lëndime trupore, i njëjti dyshohet se ka rënë prej një objekti. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilët kanë filluar hetimet, në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës”, ka thënë Ahmeti.