Policia ka shoqëruar në polici dy persona pasi dyshohet se shisnin barna kontrabandë.
Si dëshmi, Policia ka sekuestruar barna në vlerë rreth 1 mijë e 500 euro.
“PRODHIM DHE SHPËRNDARJE E PRODUKTEVE TË DËMSHME MJEKËSORE- Prishtinë 20.09.2024 – NN. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë, janë shoqëruar në polici, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur. Ata dyshohet se kanë shitur barna kontrabandë (pa banderola të R. Kosovës me banderola nga shtetet të ndryshme) të cilat u janë shmangur kontrolleve të nevojshme (shmangja nga tatimi). Si dëshmi materiale janë sekuestruar barna, vlera e të cilave sillet rreth 1.500.00€. Dy të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, rasti vazhdon të mbetet nën hetime”, thuhet në raport.