Policia në Pejë ka arrestuar në mbrëmjen e së mërkurës nje qytetar.
Ai po dyshohet se i ka sulmuar dy policë, thonë burime të Insajderit në polici.
Insajderi merr vesh qe i arrestuari është Hasan Morina.
Deri te incidenti ka ardhur kur ai dyshohet se ka kanosur disa persona pas një seance gjyqësore, dhe policet kanë shkuar që ta marrin në shtepi për të dhënë deklaratë- sqarim të rastit.
Ai ka refuzuar këtë kërkesë dhe dyshohet se në atë moment i ka sulmuar policët që ishin me detyre që ta sillnin atë në stacion.