Pesë fëmijë janë arrestuar me dyshimin për vrasje pas vdekjes së një 80-vjeçari që u sulmua në një park.
Policia e Leicestershire tha se burri vdiq në spital pasi u sulmua ndërsa ishte duke shëtitur me qenin e tij në Franklin Park, në Braunstone Town, Leicester, të dielën në mbrëmje.
Policia tha se një djalë dhe një vajzë, të dy të moshës 14 vjeç, dhe një djalë tjetër dhe dy vajza të moshës 12 vjeç, janë dërguar në paraburgim.
Sipas policisë, i moshuari u sulmua rëndë nga një grup të rinjsh që u larguan nga vendi i ngjarjes përpara se të arrinin shërbimet e urgjencës, shkruan BBC.