Dyshohet se u godit disa herë me thikë, vdes i riu nga Gjilani – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dyshohet se u godit disa herë me thikë, vdes i riu nga Gjilani

    Insajderi
    17 December 2023 - 01:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person ka mbetur i vrarë sonte në fshatin Dobërçan të Gjilanit, pasi i njëjti dyshohet se është goditur disa herë me thikë nga një person tjetër.

    Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se viktima është Armend Behluli, i cili nuk arriti të mbijetojë 

    Rastin e rëndë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i cili tha se i dyshuari tashmë ka rënë në pranga.

    Ndërkohë drejtori i Spitalit Rajonal në Gjilan, Arsim Emini, ka zbardhur detaje të reja, ku sipas tij viktima është 29-vjeçar dhe i njëjti është dërguar në Emergjencë me shtatë plagë që dyshohet t’i jenë shkaktuar nga goditjet me mjet të mprehtë.

    “Personi me inicialet A.B i  lindur në vitin 1994, ka ardhur në spitalin e Gjilanit nga fshati Dobërçan me 7 plagë, një kryesorja në kokë, të tjerat gjoksit trupit edhe ka vdekur në vendin e ngjarjes në spital ka ardhur pa shenja jetë. Është thirre mjekësia ligjore, e kanë marrë trupin e pa jetë për në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka thënë Emini


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark