Policia ka njoftuar, se është arrestuar një person në Suharekë.
Sipas njoftimit 40 vjeçari dyshohet se ka kryer së paku pesë vjedhje nga shtëpitë e qytetarëve në Suharekë.
“Me datë 12.09.2024 Sektori i Hetimeve në bashkëpunim me patrullën në detyrë kanë arrestuar personin e dyshuar, ky person dyshohet se ka kryer së paku 5 (pesë) raste të vjedhjeve të sendeve të ndryshme nga shtëpitë e qytetarëve në Suharekë dhe fshatrat për rreth”, njoftoj policia.
Për veç veprimeve tjera hetimore policia ka kryer edhe bastisje në shtëpinë e të dyshuarit dhe aty kanë gjet sende të ndryshme që dyshohet që janë të vjedhura, konkretisht në shtëpinë e të dyshuarit janë gjet dhe me urdhër te prokurorit kujdestar si prova materiale jan sekuestruar : 2 (dy) biçikleta, 1 (një) motosharrë ,1 (një) trotinet dhe 31 (tridhjetë e një) palë këpucë të ndryshme .
I dyshuari është intervistuar ne prezencë të avokatit mbrojtës, ai ka pranuar disa rasteve të vjedhjeve, me urdhër të prokurorit i dyshuari është ndaluar për 48 orë.