“Dyshohet të jenë nga koha e paraluftës”- SHSKUK lëshon njoftim për mjetet shpërthyese – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Dyshohet të jenë nga koha e paraluftës”- SHSKUK lëshon njoftim për mjetet shpërthyese

    Insajderi
    16 January 2024 - 16:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar për mjetet shpërthyese që janë gjetur në Institutet Paraklinike në QKUK.

    Në njoftimin e SHSKUK-së, thuhet se mjetet shpërthyese dyshohet të jenë nga nga koha e paraluftës, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar nga rreziku i shpërthimit eventual, duke evakuar personelin përreth dhe siguruar perimetrin e nevojshëm”, thuhet në njoftim.

    “Në vendngjarje po ashtu janë ftuar edhe ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese”.

    “Mjetet dyshohet të jenë nga koha e paraluftës dhe janë gjetur gjatë inventarizimit të inventarit nga Oda e Mjekëve”.

    Policia e Kosovës sot rreth orës 14:00 ka pranuar informatë për një mjet shpërthyes në klinikën e Patologjisë, konkretisht në institutin para klinik.

    Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

    “Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për tu siguruar nga rreziku i shpërthimit eventual, duke evakuuar personelin përreth dhe siguruar perimetrin e nevojshëm”, thuhet në përgjigjen e policisë.

    Tutje nga policia kanë thënë se në vendngjarje janë ftuar edhe ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese.

    “Në vendngjarje po ashtu janë ftuar edhe ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese, të cilët aktualisht po vazhdojnë punën deri në pastrimin e plotë të perimetrit të siguruar nga ana e policisë”. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark