
Në denoncimin që ka bërë ai në Komisariatin e Policisë pretendon se e ka njoftuar një njëri nga Puka për zhdukjen e nipit.
Gazetarja Klodiana Lala zbardh kallëzimin e familjarëve të Ervis Martinajt. Kallëzimi është bërë nga xhaxhai i tij Faik Martinaj, i cili pretendon se vetë nuk ka pasur asnjë komunikim me nipin e tij, pasi ai ishte në kërkim. Në denoncimin që ka bërë ai në Komisariatin e Policisë pretendon se e ka njoftuar një njëri nga Puka për zhdukjen e nipit, madje dhe i është shfaqur i shqetësuar se mikut të tij mund t’i kishte ndodhur ndonjë gjë e keqe.
“Në lidhje me nipin tim, djalin e vëllait Ervis Martinaj, i cili eshte shpallur ne kerkim nga prokuroria e posacme kunder krimit dje rreth ores 22:00, jemi njoftuar nga nje i afermi jone, qe per arsye sigurie nuk du ate permend emrin, i cili nuk ndodhet ne shqiepri, por eshte nga puka, me ka vene ne dijeni se Ervisi eshte zhdukur dhe nuk kishte kontakte me te. Dua te theksoj se qe prej kohes qe nipi Ervisi eshte shpallur ne kerkim nuk kam patur asnje kontakt me te drejtperdrejt apo ne telefon, por vetem nepermjet personave te aferm. Ne si familje kemi dyshime se Ervisit mund ti kete ndodhur dica e keqe nga grupe kriminale qe kerkojne ta eliminojne. Ne kemi pritur deri diten e sotme qe mos kemi ndonje kontakt me nipin Ervisin por nuk kemi arritur te kontaktojme dhe nuk kemi asnje lloj informacioni per vendndodhjen edhe gjendjen e tij. Sot ne dreke rreth ores 12, te shqetesuar lidhur me gjendjen e nipit Ervisit,“-shkruhet në kallëzimin penal.