Personi me inicialet Q.A që dyshohet ta ketë vrarë kryetarin e Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi,sipas portalit TetovaSot ka tentuar të vetëvritet.
“Pasi ka qëlluar mbi kryetarin Hazbi Idrizi, ai më pas ka qëlluar edhe veten me pistoletë, dhe ka tentuar të vetëvritet”, citon burimet e saj ky portal.
Sipas burimeve në Spitalin e Tetovës, i dyshuari ai ka marrë lëndime të rënda dhe menjëherë është transferuar në Spitalin e Shkupit.