Dëshmitarët okular dëshmojnë për Alsat se vrasja ka ndodhur një lokal pranë Komunës së Bogovinës ku Hazbi Idrizi ka qenë i ulur bashkë me Q.A.
Dëshmitarët rrëfejnë se vrasësi ka gjuajtur me armë zjarri 6 herë kreun e Komunës së Bogovinës ndërsa më pas ai ka tentuar të vetëvritet duke shkrepur një plumb në vete.
Dyshohet se personi Q.A është në gjendje kritike për jetën, pas pranimit në Spitalin Klinik të Tetovës për shkak të plagëve të rënda ai është nisur për në Klinikën e Shkupit.