I dyshuari për vrasjen e policëve në Dallas posedonte material për bomba - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    I dyshuari për vrasjen e policëve në Dallas posedonte material për bomba

    Insajderi
    09 July 2016 - 13:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Materiale për të ndërtuar bomba, pushkë, municione dhe një ditar lufte u gjetën në shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen e policëve në Dallas. Pesë policë u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën si pasojë e të shtënave gjatë një proteste të enjten kundër vrasjes së njerëzve me ngjyrë nga policia.

    I dyshuari, 25-vjeçari Micah Johnson u vra pas përballjes me policinë në ndërtesën ku ishte mbyllur në qendër të Dallasit.

    Ky ishte sulmi më i përgjakshëm ndaj policisë që prej 11 shtatorit 2001.

    Fillimisht, hetuesit dyshonin se bëhej fjalë për disa agresorë dhe të paktën dy snajpera. Pavarësisht arrestimit të tre të dyshuarve të tjerë, policia tashmë pretendon se Johnson veproi i vetëm dhe se ai është përgjegjësi për vrasjen dhe plagosjen e oficerëve të policisë.

    Policia amerikane tha se gjatë negociatave me Johnson, ky i fundit tregoi se kishte vepruar i vetëm dhe se ishte i zemëruar për vrasjen e njerëzve me ngjyrë nga policia. Prandaj donte që të hakmerrej duke vrarë njerëz të bardhë, veçanërisht agjentë të bardhë policie. Pas dështimit të negociatave për dorëzimin e tij, policia eliminoi fizikisht Johnsonin përmes një bombe të dërguar nga një robot.

    Johnson, një rezervist i ushtrisë, nuk kishte dosje kriminale dhe vite më parë kishte shërbyer në Afganistan

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark