Dyvjeçari humb në plazhin e Velipojës, policia e gjen dhe ia kthen prindërve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dyvjeçari humb në plazhin e Velipojës, policia e gjen dhe ia kthen prindërve

    Insajderi
    17 August 2025 - 18:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një djalë dyvjeçar që ishte larguar nga prindërit në plazhin e Velipojës është gjetur shëndoshë e mirë, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë së Shtetit.

    Salla Operative e Stacionit të Policisë në Velipojë u njoftua nga një familje pushuese se djali i tyre i mitur ishte zhdukur dhe nuk po mund ta gjenin.

    Pas marrjes së informacionit, njësitë policore u angazhuan menjëherë në kërkime intensive përgjatë zonës së plazhit. Fatmirësisht, dyvjeçari u gjet shëndoshë e mirë dhe iu dorëzua familjes nga punonjësit e policisë.

    Prindërit falënderuan zyrtarët për reagimin e shpejtë dhe profesionalizmin e treguar.

    Policia e Shtetit apelon për më shumë kujdes nga prindërit dhe familjet, sidomos në zona të mbipopulluara siç janë plazhet gjatë sezonit veror.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark