E-Albania u mbyll pas sulmit kibernetik, shtyhet afati për regjistrimin e nxënësve në klasat e para dhe të dhjeta - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E-Albania u mbyll pas sulmit kibernetik, shtyhet afati për regjistrimin e nxënësve në klasat e para dhe të dhjeta

    Insajderi
    18 July 2022 - 11:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Afati për regjistrimet e nxënësve në klasat e para dhe të dhjeta do të shtyhet, për shkak të mbylljes së platformës e-Albania, si pasojë e sulmit kibernetik të një dite më parë.

    Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, thotë se afati shtyhet deri në një datë të pacaktuar.

    “Për shkak të sulmit kibernetik ndaj platformës e-Albania, e cila ndikon edhe procesin e regjistrimit për nxënësit në klasa të para dhe të dhjeta, kemi vendosur që afatin e regjistrimeve ta shtyjmë deri në një datë të pacaktuar.

    Dëshiroj të garantoj prindërit dhe nxënësit se kjo ndërprerje nuk do të ndikojë aspak në procesin e regjistrimit, dhe se çdo nxënës do të ketë mbështetjen tonë të nevojshme deri në finalizimin e procesit. Në vijim do t’ju informojmë përsëri për rihapjen e aplikimeve dhe afatet e reja të regjistrimit”, shkruan ministrja.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark