E ardhmja e Ronaldos në udhëkryq, portugezi ka dy opsione në tavolinë - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    E ardhmja e Ronaldos në udhëkryq, portugezi ka dy opsione në tavolinë

    Insajderi
    27 May 2025 - 17:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ylli portugez Cristiano Ronaldo po e konsideron të ardhmen e tij dhe ai tashmë ka dy opsione serioze pas përfundimit të sezonit në Superligën e Arabisë. 

    Ronaldo befasoi të gjithë pas ndeshjes së fundit të sezonit me Al-Nassr, duke postuar një mesazh ne Instagram që u interpretua gjerësisht si një lamtumirë për klubin e tij aktual. 

    “Ky kapitull është i mbyllur. Historia? Ende po shkruhet. Faleminderit të gjithëve”, kishte shkruar Ronaldo. 

    40-vjeçari tani ka dy opsione serioze për t’i konsideruar, sipas një raportimi nga mediumi francez Footmercato

    E para është që të qëndrojë tek Al-Nassr dhe të nënshkruajë kontratë të re me klubin. 

    Në anën tjetër Ronaldo po kërkohet nga Al-Hilali, të cilët janë të etur të nënshkruajnë me një emër të madh si zëvendësues për Neymarin, pas largimit të tij në dimër. 

    Al-Hilali gjithashtu mund t’i ofrojë Ronaldos mundësinë që të luajë në Kupën e Botës për Klube, gjë e cila mund ta joshë 40-vjeçarin që ta pranojë ofertën e tyre. 

    Klubi arab me që ra fjala, do të ketë disa përballje tejet interesante në Kupën e Botës për Klube. 

    Ata do ta nisin kampanjën e tyre ndaj ish-klubit të Ronaldos, Real Madridit, teksa do të ballafaqohen edhe me Salzburgun dhe Pachucan.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark