E ardhmja e vjedhur e Rusisë - Insajderi
×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    E ardhmja e vjedhur e Rusisë

    Insajderi
    28 February 2022 - 11:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nga Joschka Fischer

    “Project Syndicate”

    Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë zgjedhjen e tij. Ai ka nisur luftën kundër Ukrainës. Ky është një moment vendimtar për Evropën. Për herë të parë që nga luftërat ballkanike të viteve 1990, të cilat u kufizuan në zonën e Jugosllavisë që ishte në shpërbërje e sipër, kontinenti ballafaqohet sërish me bombardimet e qyteteve dhe divizionet e tankeve.

    Por këtë herë, luftën e ka nisur nga një superfuqi bërthamore. Duke urdhëruar pushtimin pak ditë më parë, Putin po tregon një shpërfillje të pacipë ndaj traktateve dhe ligjeve ndërkombëtare. Nuk ka pasur asnjë ngjarje të krahasueshme në Evropë që nga epoka e Hitlerit.

    Sipas deklaratave të fundit të Putinit, Ukraina s’ka të drejtë të ekzistojë si shtet sovran, edhe pse është anëtare e Kombeve të Bashkuara, OSBE-së dhe Këshillit të Evropës; dhe ndonëse vetë Rusia (nën udhëheqjen e Boris Yeltsin) e ka njohur pavarësinë e këtij vendit.

    Putin pretendon tani se Ukraina është pjesë e pandashme e Rusisë. Çfarëdo që mendon shumica e ukrainasve,për të është e parëndësishme. Gjithçka që ka rëndësi për Putin është madhështia dhe pozita ndërkombëtare e Rusisë. Por mos u gënjeni: Putin dëshiron më shumë sesa thjesht Ukrainën.

    Lufta e tij ka të bëjë me gjithë sistemin evropian, i cili mbështetet mbi të gjitha tek parimi ipaprekshmërisë së kufijve shtetërore. Në përpjekje për të ri-vizatuar hartën me dhunë, ai shpreson që ta ndryshojë projektin evropian dhe ta rivendosë Rusinë si fuqinë kryesore, të paktën në Evropën Lindore.

    Situata poshtëruese e viteve 1990 do të harrohej, dhe Rusia që të bëhej sërish një fuqi globale, në të njëjtin nivel me Shtetet e Bashkuara dhe Kinën. Sipas Putinit, Ukraina nuk katraditë si një shtet i pavarur, dhe është shndërruar një vegël të rëndomtë ekspansionizmit amerikan dhe NATO-s, duke paraqitur kësisoj një kërcënim për sigurinë e Rusisë.

    Në një fjalim të çuditshëm një ditë përpara se trupat e tij të kalonin kufirin, Putin shkoi aq larg sa të pretendonte se Ukraina po përpiqet të pajiset me armë bërthamore. Në fakt, kur u shemb Bashkimi Sovjetik në fillimin e viteve 1990, Ukraina -ku ndodhej arsenali i tretë më imadh bërthamor në botë në atë kohë – ia dorëzoi Rusisë armët e saj bërthamore, me mbështetjen aktive diplomatike të SHBA-së.

    Ukraina e bëri këtë pasi kishte marrë “garanci” për integritetin e saj territorial, siç thuhet në Memorandumin e Budapestit mbi Garancitë e Sigurisë të firmosur më5 dhjetor 1994. Ai dokument u nënshkrua nga fuqitë garantuese:SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Rusia, të cilave iu bashkuan Ukraina, Bjellorusia dhe Kazakistani (këto 2 të fundit hoqën dorë nga arsenalet më të vogla bërthamore që kishin trashëguar nga BRSS).

    Të vendosura përkundrejt fakteve historike, deklaratat e Putinit janë absurde. Qëllimi i tij parësor, është t’u japë rusëve një justifikim për pushtimin e Ukrainës. Putin e di se nëse rusëve të zakonshëm do t’u jepej mundësia të zgjidhnin midis një lufte për të dominuar Evropën Lindore dhe një jete më të mirë dhe më të begatë në shtëpi, ata do të preferonin këtë të fundit.

    Siç ndodh shpesh në historinë ruse, e ardhmja e vendit dhe e popullit vidhet nga sundimtarët e tyre. Ngritja e Rusisë në statusin e një fuqie globale në shekujt XIX dhe XX solli tragjedi të shumta jo vetëm për fqinjët që ajo nënshtroi dhe aneksoi gradualisht, por edhe për vetë rusët.

    Liderët aktualë të Kinës, duhet të jenë të ndërgjegjshëm për këtë histori, duke pasur parasysh se Rusia perandorake pushtoi më shumë territore kineze sesa kushdo tjetër. Ajo që Putini nuk duket se e kupton, është se politika e kahershme e Rusisë për të dominuar popujt e huaj në sferën e saj të influencës, i bën vendet e tjera të fokusohen tek mënyra se si t’i shpëtojnë “burgut gjeopolitik” të Kremlinit në rastin më të parë, duke siguruar mbrojtje nga NATO.

    Këtë dinamikë e tregon zgjerimi i aleancës drejt lindjes pas vitit 1989. Ukraina dëshiron që të anëtarësohet në NATO, jo sepse kjo e fundit synon të sulmojë Rusinë, por sepse Rusia ka treguar gjithnjë e më shumë qëllimin e saj për të sulmuar Ukrainën. Dhe tani kjo gjë po ndodh.

    Vlen të kujtohet se në vitet 1990, propaganda ruse e akuzoi Perëndimin se kishte hartuar kundër saj shumë plane djallëzore. Asnjë nga këto komplote nuk u realizua në kohën kur Rusia ishte në rënie, pasi një skemë e tillë nuk ka ekzistuar kurrë në Perëndim.

    Projekti perandorak rus është karakterizuar gjithmonë nga një përzierje e varfërisë së brendshme, shtypjes brutale, paranojës së madhe dhe aspiratave për pushtet në nivel global. E megjithatë, Rusia është dëshmuar shumë rezistente ndaj modernizimit, jo vetëm nën carët dhe më pas nën Leninin dhe Stalinin, por edhe nën Vladimir Putinin.

    Për këtë mjafton të krahasoni ekonominë e Rusisë me atë të Kinës. Të dyja janë sisteme autoritare. Por të ardhurat kineze për frymë janë rritur shumë, ndërsa standardet e jetesës në Rusi janë në rënie.

    Në terma historikë, Putini po e kthen Rusinë prapa në shekullin XIX, në kërkim të madhështisë së dikurshme, ndërsa Kina po ecën përpara për t’u bërë superfuqia përcaktuese e shekullit XXI. Ndërsa Kina ka arritur një modernizim të shpejtë ekonomik dhe teknologjik të paprecedentë, Putini i ka shpenzuar të ardhurat e Rusisë nga eksporti i energjisë tek ushtria, duke ia vjedhur edhe njëherë të ardhmen popullin rus.

    Me orientimin e saj gjithnjë e më të theksuar drejt Evropës,Ukraina është përpjekur që t’ishpëtojë këtij cikli të pafundmë të varfërisë, shtypjes dhe ambicieve perandorake. Një demokraci liberale e stilit evropian që funksionon mirë në Ukrainë, do ta rrezikonte sundimin autoritar të Putinit. Populli rus do të pyeste veten dhe udhëheqësit e tij:Pse të mos jemi edhe në si ukrainasit?”.Putini nuk do të kishte asnjë përgjigje të mirë për t’u dhënë atyre, dhe ai e di këtë. Kjo është arsyeja pse Rusia ka nisur pushtimin  Ukrainës.

    Shënim: Joschka Fischer, Ministër i Jashtëm i Gjermanisë dhe zëvendës/kancelar në vitet1998–vitin 2005.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Op-Ed
    16 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark