"E ardhmja fillon me ju" - Memli Krasniqi iu bënë thirrje mërgimtarëve që të votojnë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    “E ardhmja fillon me ju” – Memli Krasniqi iu bënë thirrje mërgimtarëve që të votojnë

    Insajderi
    10 January 2025 - 10:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, përmes një videomesazhi të veçantë, u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve tanë në diasporë që të marrin pjesë në procesin zgjedhor duke dërguar votën e tyre përmes postës.

    “E ardhmja më e mirë e Kosovës është vetëm një hap larg: Hapi juaj – vota juaj!”, theksoi Krasniqi. Ai apeloi që secili prej mërgimtarëve të ushtrojë të drejtën e tij demokratike, duke votuar Partinë Demokratike të Kosovës me numrin 131 dhe duke mbështetur kandidatin për Kryeministër, Bedri Hamza.

    Krasniqi rikujtoi rëndësinë e dërgimit të fletëvotimit brenda afatit, për të siguruar që ai të arrijë deri më 8 Shkurt 2025. “Vota juaj është dashuri për vendlindjen. Bëjeni sot – sepse e ardhmja fillon me ju, tani!”, përfundoi ai.

    Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme ka nisur votimi për qytetarët e regjistruar që jetojnë jashtë Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark