
Kreshnik Husaj, i njohur me nofkën “Kika”, ia ka bërë një ofertë “bujare” Ramiz Lladrovcit. E ka ftuar t’ia udhëheqë partinë e tij, Partinë Demokratike të Unitetit.
“Kika” me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se partia e tij vlerëson njerëzit me vlera, shkruan Insajderi.
“Partia Demokratike e Unitetit -PDU fton Ramiz Lladrovcin si kryetar kampion I qeverisjes lokale qe edhe zyrtarisht te bahet kryetar I PDU-se. Si Kryetar aktual i PDU-se une Kreshnik Husaj informoj opinionin publik se i kam ofru PDU-ne zotri Lladrovcit si Parti Politike qe te udhehiqet nga ai”, shkruan ai.
“Partia Demokratike e Unitetit eshte parti e regjistruar ne Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe ne si parti konform statuesit te kryetarit ftojm z.Ramiz Lladrovcin dhe antarsin e tij qe ti bashkohen forces sone dhe ta udheheqin subjektin tone. PDU-ja dhe antarisia e saj vlerson njerzit me vlera”, përfundon shkrimi i tij. /Insajderi.org/