Eksperti i njohur i transferimeve, Fabrizio Romano, ka konfirmuar se ylli i Aston Villës, Moussa Diaby, është pranë kalimit në klubin saudit Al-Ittihad për një shifër prej 60 milionë eurosh, përfshirë bonuset.
Diaby, i cili u transferua në Aston Villën verën e kaluar për 51.9 milionë euro nga Bayer Leverkusen, ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me Al-Ittihad, shkruan Gazeta Insajderi.
Gjatë sezonit të kaluar, ai shënoi 10 gola dhe dha nëntë asistime në 54 ndeshje.
Ky transferim përfaqëson një lëvizje të rëndësishme për lojtarin francez dhe për klubin saudit.
Romano bën të ditur se Diaby ka pranuar kushtet për kalim tek Al-Ittihad. /Insajderi.org/