E bën një reagim edhe Bahtiri: A do të votonit kundër nëse propozohej ndonjë nga Lista Serbe? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E bën një reagim edhe Bahtiri: A do të votonit kundër nëse propozohej ndonjë nga Lista Serbe?

    Insajderi
    24 August 2025 - 21:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Radhën e ka pasur edhe deputeti Agim Bahtiri që të reagojë pas dështimit të dy emrave të Lëvizjes Vetëvendosje për kryekuvendar përgjatë seancës të së dielës: Arbërie Nagavci dhe Dimal Basha.

    Bahtiri me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka pretenduar se në institucione të Kosovës ka njerëz që duan ta shohin veriut nën duart e organizatave kriminale serbe, shkruan Insajderi.

    Më tej, ai parashtroi pyetjen nëse partitë e tjera do të votonin për ndonjë deputet të Listës Serbe për kryekuvendar të Kuvendit të Kosovës.

    Postimi i plotë:

    Ka njerëz në institucione të Kosovës që ende dëshirojnë ta shohin Veriun në duar të organizatave kriminele serbe, bartës i së cilave është kryekrimineli Milan Radojçiq.

    Përderisa ka edhe të atillë që kandidatët për kryekuvendar të Kosovës që vijnë nga një parti shqiptare, nuk i votojnë.

    Do të isha shumë kurioz të dija se këta të njejtit a do të mund të votonin “kundër”, nëse për kryekuvendar do të propozohej ndonjë deputet nga Lista Serbe?!

    Nuk jam kundër serbëve, por kundër kriminelëve, që e kanë kokën në Beograd e jo në Veri, ashtu siç po deklarojnë! /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark