E bën për spital vajzën 14 vjeçare, arrestohet kaçanikasi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E bën për spital vajzën 14 vjeçare, arrestohet kaçanikasi

    Insajderi
    13 December 2021 - 19:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    A.L, 34 vjeçar është arrestuar sot nga Policia e Kosovës, shkruan Insajderi.

    I njëjti ka rrahur vajzën 14 vjeçare. Rasti ka ndodhur në Begracë të Kaçanikut.

    “A.L., recidivist i dhunës në familje, më 11 dhjetor 2021 kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj vajzës së tij 14-vjeçare, duke i shkaktuar lëndime trupore, si pasojë e së cilës ajo ka marrë trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e Polcisë.

    I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe pas intervistimit nga ana e policisë, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark