E bëri Bellingham e Walker, pse lojtarët po i shqyejnë çorapet mbrapa? - Insajderi
×
  • Sport
  • Euro 2024

    E bëri Bellingham e Walker, pse lojtarët po i shqyejnë çorapet mbrapa?

    Insajderi
    07 July 2024 - 10:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Jude Bellingham, Bukayo Saka dhe Connor Gallagher, janë disa prej lojtarëve anglezë të Kampionatit Evropian që kanë bërë një veprim të përbashkët: Shqyerjen e çorapeve mbrapa.

    Kjo nuk po bëhet për shkak të kualitetit të çorapeve, por për qëllime shëndetësore.

    “Sportistët duan që të ulet presioni në muskujt e pulpës dhe të parandalojnë ndonjë lëndim apo dhimbje gjatë dhe pas ndeshjes. Edhe Kyle Walker ka bërë një gjë të tillë dhe e ka shpjeguar arsyen pse i shqyen ato”, ka shkruar mediumi zviceran “20min” të shtunën dhe më pas ka shfaqur deklaratën e mbrojtësit të Manchester Cityt.

    “Çorapet janë shumë të ngushta dhe më bëjnë presion në pulpën e këmbës. Ideja e shqyerjes së çorapeve ka qenë ulja e presionit në to”, ka deklaruar Walker.

    Por, mjeku sportiv i Grasshopperit, klubit zviceran, ka thënë se ky është vetëm mit.

    “Kur e kam parë, e kam pyetur veten nëse është punë mode. Është mit absolutisht. Shumica e lëndimeve muskulore ndodhin në kofshë. Lëndimet në pulpë janë shumë më të rralla”, ka thënë mjeku sportiv Stefan Froehlich.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark