E bëri Mitrovicën republikë, huqja e madhe që e bëri Lumbardh Salihu në Big Brother – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E bëri Mitrovicën republikë, huqja e madhe që e bëri Lumbardh Salihu në Big Brother

    Insajderi
    24 October 2024 - 12:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lumbardh Salihu, fituesi i edicionit të kaluar të Big Brother VIP Kosova, ka bërë një ‘lapsuz’ të madh.

    Dashurinë për të ardhmen e vendit Salihu e kishte shprehur edhe në platformën e Big Brother, ku shqetësohej se gjatë qëndrimit të tij veriu i Mitrovicës “është falur”.

    Teksa po e lexonte ambalazhin e një produkti, ai lexoi inicialet e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV). Kësisoj, Lumbardhi mendonte se kishte të bënte me një entitet të ri: Republika e Mitrovicës së Veriut.

    Në gjuhën shqipe po shkrun këtu diçka. Domethanë shtetet: AL, po shkrun RKS dhe RMV. Tash kesh I shqetësum, tu mendu pak, mos ka ndodhë diçka jashtë. Mos e kena jap Mitrovicën e Veriut, najsen… Mos po bohet Republika e Mitrovicës së Veriut, po tranohna. Tashti unë u shqetësova, lypa menjëherë dhomë të rrëfimit”, deklaronte ai, derisa ja sqaronte një banor tjetër se bëhet fjalë për Republikën e Maqedonisë së Veriut.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark