
Siç ka raportuar sot Insajderi, Limaj ka rrëfyer vrasjet e kryera nga shtabi i përgjithshëm i UÇK-së ku ka thënë se në vrasjen e babait të deputetes së LDK-së ka marrë pjesë Lutfi Ajazi.
Maloku kërkon nga kreu i NISMA-s për Kosovën që të sqaroj publikisht këto informata, nëse ai “di diçka më shumë”.
“Unë e kam lexu deklaratën e tij, i cili është transkript i procesit gjyqësor në Hagë. Unë kam qenë në dijeni për atë deklaratë edhe më herët, në kohën kur z.Limaj ka dëshmuar në Hagë. Unë mendoj që për këta emra të cilët z.Limaj i përmend, duhet të jap sqarime publikisht”, ka deklaruar Maloku për Gazetën Express.
Ajo ka thënë se Prokuroria duhet të nis hetimet dhe të kryej punën e vetë.
“Ne si familje nuk mund të denoncojmë dikën mbi bazën e një deklarate të dikujt, prokuroria duhet ta bëjë punën e vetë dhe të nis hetimet”, ka deklaruar deputetja Maloku. /Insajderi.com