E bllokuan rrugën për shkak të dasmës, policia gjobit me 300 euro dasmorët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E bllokuan rrugën për shkak të dasmës, policia gjobit me 300 euro dasmorët

    Insajderi
    07 August 2025 - 15:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka gjobitur disa dasmorë për shkak se kishin bllokuar të dy shiritët e qarkullimit në rrugën “Alush Kryeziu” në Prizren.

    “Njësiti patrullues I Stacionit Policor të Prizrenit ka intervenuar në vendin e ngjarjes, ku ka identifikuar personin përgjegjës, i cili ka prezantuar një leje komunale për përdorim të njërës korsi nga ora 09:30 deri 10:30. Megjithatë, rruga ishte bllokuar në tërësi dhe jashtë afatit të lejuar”, thuhet në njoftim të policisë.

    Njoftimi:

    Bllokim i paautorizuar i rrugës në Prizren – shqiptohet gjobë 300 euro

    Prizren, 07.08.2025

    Me datën 06.08.2025, rreth orës 16:40, Policia e Kosovës ka pranuar ankesë nga qytetarët për bllokim të rrugës “Alush Kryeziu” në të dy shiritat e qarkullimit, nga organizatorët e një gazmendi familjar.

    Njësiti patrullues I Stacionit Policor të Prizrenit ka intervenuar në vendin e ngjarjes, ku ka identifikuar personin përgjegjës, i cili ka prezantuar një leje komunale për përdorim të njërës korsi nga ora 09:30 deri 10:30. Megjithatë, rruga ishte bllokuar në tërësi dhe jashtë afatit të lejuar.

    Policia ka shqiptuar gjobë në vlerë prej 300 euro sipas legjislacionit në fuqi dhe ka liruar rrugën për qarkullim normal të automjeteve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark