E çuditshme, Fitore Pacolli e quan “të papërgjegjshëm” Abdixhikun për një deklaratë që e pohon edhe vetë Konjufca – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    E çuditshme, Fitore Pacolli e quan “të papërgjegjshëm” Abdixhikun për një deklaratë që e pohon edhe vetë Konjufca

    Insajderi
    14 January 2023 - 16:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një situatë e pazakontë ka ngjarë këtë të shtune me Lëvizjen të kthyer në Parti, Vetëvendosje, të cilët i reaguan Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut, pasi ky i fundit i kërkoi Kryeministrit, Albin Kurti, të del të tregojë publikisht nëse plani franko-gjerman përmban në njohje “de jure” nga Serbia, shkruan Insajderi.

    Pas zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka reaguar edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, e cila Abdixhikun e quajti “të papërgjegjshëm” për një deklaratë të tillë.

    Pyetje gjithsesi e paarsyeshme. Kur Lumir Abdixhiku ka qenë në Zyren e Kryeministrit për takim me Kryeministrin Kurti, aty e ka lexuar propozimin evropian (apo franko-gjerman siç e quan ai), andaj vetë Abdixhiku le të tregojë nëse ka aty njohje ‘de jure’!? Natyrisht, para se të jetë pyetje e paarsyeshme kjo po që është një sjellje e papërgjegjshme, kur ende s’kanë filluar bisedimet”, ka shkruar Pacolli në një reagim në Facebook.

    Kujtojmë se vetë Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, duke folur për planin franko-gjerman shpjegonte se ky plan nuk përmban njohje de jure të Kosovës nga Serbia, por vetëm de fakto.

    Kush e ka lexu atë plan, esenca është kjo, nuk është se pajtohemi 100% me atë plan dhe ne i  kemi vërejtjet tona, po nëse ai është fruti e ka një bërthamë, e bërthama është me pranu sovranitetin e ndërsjellë Kosova me Serbinë”, shprehej Konjufca.

    Konjufca thoshte se Kosova nuk e ka lluksin ta refuzojë këtë plan derisa shtonte se “Kosova s’humb asgjë edhe nëse nuk e merr notën verbale të njohjes nga Serbia”.

    Kujtjojmë se plani franko-gjerman për aq sa përmbajtja e tij ka dalë në publik thuhet ti ngjasojë modelit të Dy Gjermanive, përkatësisht modelit të Ischingerit, ku Kosova dhe Serbia do t’i rregullonin marrëdhëniet sipas Kartës së OKB-së.

    Kjo, siç është bërë e ditur në një numër publikimesh, së fundmi edhe nga drafti që kishte siguruar Radio Evropa e Lirë, Serbia do të ndalonte së penguari integrimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe do t’ia respektonte të drejtën e vetëvendosjes, sovranitetin dhe integritetin territorial, por pa iu kërkuar njohja si notë formale./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark