×
  • Lajme
  • Lajme

    E dashura e Faton Hajrizit është vajza e pjesëtarit të UÇK’së, i dënuar për krime lufte

    Insajderi
    22 July 2024 - 09:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Liridona Shala ka bërë një tjetër postim duke shfaq dhimbjen që po ndjen për humbjen e të dashurit të saj, Faton Hajrizit.

    Në këto momente mërzisë për humbjen e Fatonit asaj po i mungon edhe me shumë babai i saj që ndodhet prapa grilave si i dënuar me 9 vjet e gjasht muaj nga Gjykata Themelore në Prizren për krime lufte.

    Liridona që është edhe këngëtare, e bindur në pafajësinë e babait të saj, Remzi Shalës, ka thënë se po i mungon shumë në këto qaste.

    “Lirim sa më të shpejtë babush të jesh në mesin tonë. Me mungon tani të të kem pranë. Babush, dhëndrit tënd Fatonin ta vranë Serbia por do të vazhdon historia. Nuk burgosen trimat e lirisë. Turp për shteti tonë. Njerëzit më të fortë të Kosovës i burgosi. Lavdi e përjetshme për dhëndërin tonë”, ka shkruar Shala.

    Remzi Shala me nofkën “Molla e Kuqe” është dënuar me 9 vjet e 6 muaj burgim efektiv, lidhur me akuzën për krime lufte kundër popullatës civile. Vajza e tij, është e bindur se rasti ndaj babait është i montuar dhe se ai është i pafajshëm. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark