E dashura e Mevlanit i përgjigjet Livias: Grua e pavlerë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    E dashura e Mevlanit i përgjigjet Livias: Grua e pavlerë

    Insajderi
    14 July 2025 - 13:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ornela Murati, partnerja aktuale e Mevlan Shabës, ka reaguar me tone të forta në një postim në Instagram, i cili duket të jetë një përgjigje e drejtpërdrejtë për Livian, ish-partneren e Mevlanit. Në një mesazh të qartë dhe ironik, Ornela shkruan:

    “Më vjen keq që jeta jote është kaq bosh sa ke zgjedhur të jetosh në timen. Kur një grua e pavlerë kërkon vëmendje, vetëm bëhet reklamë për nivelin e saj.”

    Ajo vijon duke thënë se personi që përpiqet ta mallkojë, harron se ajo ka diçka që tjetra nuk do ta ketë kurrë, ndërsa e konsideron “qesharake” mendimin se ajo mund të fitojë në këtë situatë.

    Në fund, Ornela përmend se është dikush “që e mbron dhe i jep atë që meriton”, duke nënkuptuar qartë se ndodhet në një pozicion më të qëndrueshëm dhe të sigurt në raportin e saj aktual me Mevlanin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark