E dënoi gjykata me 400 euro për rrahje, viktima e gjuan "Manillën" e famshëm të Pejës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E dënoi gjykata me 400 euro për rrahje, viktima e gjuan “Manillën” e famshëm të Pejës

    Insajderi
    22 April 2025 - 16:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përgjatë së martës u raportua për të shtëna me armë në Pejë.

    Insajderi merr vesh se i dyshuari për gjuajtje me armë është Miftar Dobraj. Ky i fundit ka gjuajtur në drejtim të Dardan Manajt, të njohur me nofkën “Manilla”.

    Burime të Insajderit bëjnë me dije se gjithçka ndodhi si rezultat i një konflikti të mëhershëm mes të dyshuarit dhe viktimës.

    Gjykata Themelore në Pejë e kishte dënuar 400 euro “Manillën” për sulm fizik ndaj Dobrajt.

    Nga Policia në Pejë kanë konfirmuar rastin, veçse kanë thënë se janë në grumbullim të informacioneve lidhur me rastin.

    Që të dy janë emra të njohur për organet e drejtësisë. /Insajderi.org/

    LEXO EDHE:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark