Shqipe Dema e cila në vitin 2015 la të lënduar 11 persona dhe është dënuar me dy vite burg me kusht, është zgjedhur të mërkurën anëtare e bordit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë. E gjithë këtë avancim Dema nuk po e sheh si sukses.
Madje, për këtë ajo ka falënderuar edhe Bashkimin Evropian, raporton Insajderi.
“Falënderimi i dytë i madh shkon për Bashkimit Evropian që më ka mundësuar me u shkolluar ne një ndër universitetet më të mira të botës”, ka shkruar Dema në Facebook.
Shqipe Dema, e cila që nga 5 prilli i këtij vitet është emëruar anëtare e bordit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, rreth dy vjet më parë kishte bërë pothuajse histori në sistemin gjyqësor të Kosovës.
Rasti i anëtares së bordit të AUV-it për një muaj ishte hetuar, ngritur aktakuzë dhe shpallur aktgjykimi. Krejt kjo ngjarje ka kaluar në heshtje për palën e dëmtuar.
Shqipe Dema, me 20 shtator në Prishtinë, te rrethi, më saktësisht në rrugën “Fehmi Lladrovci”, me veturën e saj të tipit “Audi A3”, kishte aksidentuar një veturë të tipit “Golf 2”, pastaj me shpejtësi të madhe ajo kishte humbur kontrollin dhe kishte goditur mbrojtëset e metalta, shtyllën e stacionit dhe më pas edhe kalimtarët e rastit, duke u shkaktuar atyre lëndime të lehta dhe të rënda trupore.
Në vendin ngjarjes kishte dalë prokurori kujdestar i rastit, Basri Morina, i cili e kishte përfunduar rastin para se të bëhej një muaj me një kohë pothuajse rekorde për sistemin gjyqësor të Kosovës.
Demaj gjatë seancës së parë dhe të vetme të mbajtur për rastin e saj e kishte pranuar fajin përderisa gjykata e kishte dënuar atë me 1 vit burgim me kusht që brenda 2 vjetësh të mos bëjë shkelje tjetër penale.
Ndërkaq palët gjykimi i saj kishte kaluar në heshtje për palët e dëmtuara të cilat për vendimin e gjykatës u informuan nga vetë mediat./Insajderi.com